Ekspertët e buzëqeshjes suaj
Kujdes dentar profesional për një buzëqeshje të shëndetshme dhe natyrale.
Kujdesi për Ju
Kujdes i personalizuar
Çdo buzëqeshje është unike dhe trajtimet tona përshtaten sipas nevojave tuaja specifike.
Teknologji e avancuar
Përdorim pajisje dhe teknika bashkëkohore për të ofruar trajtime të sakta, efikase dhe të besueshme.
Një ekip që kujdeset për ju
Ekipi ynë bashkon profesionalizmin me kujdesin njerëzor, duke ju mbështetur në çdo hap.
150+
Buzëqeshje të Transformuara
+9
Vite Eksperience
Shërbimet

Kirurgjia Orale
Kirurgjia orale trajton dhëmbët, nofullën dhe indet përreth, duke rikthyer shëndetin dhe funksionin me metoda moderne dhe të sigurta.

Estetika dentare
Estetika dentare përmirëson formën, ngjyrën dhe harmoninë e dhëmbëve për një buzëqeshje natyrale dhe të balancuar.

Fasetat veners
Fasetat dentare përmirësojnë formën, ngjyrën dhe harmoninë e dhëmbëve, duke ofruar rezultate natyrale dhe të qëndrueshme.

Ortodoncia
Ortodoncia korrigjon pozicionin e dhëmbëve dhe nofullave, duke përmirësuar estetikën dhe funksionin oral në mënyrë të qëndrueshme.

Periodontologjia
Periodontologjia kujdeset për mishrat dhe indet mbështetëse, duke parandaluar dhe trajtuar sëmundjet që rrezikojnë dhëmbët.

Implantologjia
Implantologjia dentare rikthen dhëmbët që mungojnë, duke siguruar funksion dhe estetikë natyrale, afatgjatë dhe të qëndrueshme.
Shko te shërbimet
Si Funksionon

01
Konsultim & Planifikim
Na kontaktoni për një konsultë falas. Udhëtimi juaj nis nga shtëpia - ne ju ndihmojmë online që të ndani nevojat dhe dëshirat tuaja për trajtimin dentar. Ekipi ynë do t’ju dëgjojë me kujdes dhe do t’ju ofrojë një vlerësim fillestar falas, pa asnjë detyrim. Pas konsultës, përgatitet një plan i detajuar personalizuar për ju, që përfshin trajtimin dhe koston, pa surpriza.
02
Mbërritja & Kujdes Profesional
Në klinikën tonë, ju do të trajtoheni nga një ekip profesionistësh të specializuar, duke përdorur teknologji moderne dhe materiale të certifikuara. Trajtimi realizohet me standarde të larta higjiene, duke garantuar rehatinë dhe rezultate të shkëlqyera, gjithashtu me një fokus në komoditetin maksimal për ju.


03
Rikuperim & Zbuloni Tiranën
Pas përfundimit të trajtimit, ne bëjmë kontrollin final për të siguruar që gjithçka është perfekte. Gjithashtu, ju mbështesim gjatë rikuperimit dhe ju japim udhëzime për kujdesin pas trajtimit. Përfitoni nga qëndrimi juaj për të zbuluar bukuritë e Tiranës dhe për të shijuar një eksperiencë të plotë pa stres.
Dëshmi

Elvira Beqaj ka mbi 13 vjet përvojë në stomatologji dhe është e njohur për përkushtimin dhe pasionin e saj ndaj kujdesit të pacientëve. Në klinikën familjare që ka themeluar, ajo kombinon profesionalizmin me vlerat e familjes, duke krijuar një ambient ku eksperienca dhe përkushtimi ndaj pacientëve janë gjithmonë prioritet.
“Një mjeke e aftë dhe e kujdesshme, me përvojë të gjatë në shërbimin dentar. E njohur për dorën e lehtë dhe përkushtimin ndaj çdo pacienti.”

Ilda Memushaj
Paciente
Ambienti
Një ambient që ju bën të ndiheni si në shtëpi. Hapësirat tona moderne janë dizajnuar për qetësinë dhe komoditetin tuaj.
Siguria/Higjiena
Standardet më të larta të higjienës dhe sigurisë, për të garantuar një rrugëtim të shëndetshëm drejt transformimit tuaj.
Efikasitet dhe Saktësi
Ne vlerësojmë kohën tuaj po aq sa shëndetin tuaj dentar. Përmes një sistemi rezervimesh të mirëorganizuar dhe procedurave të optimizuara, garantojmë trajtime të shpejta e të sakta, duke ruajtur gjithmonë standardet më të larta të cilësisë.

Rezervo konsultën tënd falas tani!































