Fasetat veners

Në klinikën tonë, fasetat realizohen me materiale cilësore dhe teknologji precize për të krijuar një buzëqeshje natyrale, harmonike dhe të qëndrueshme. Çdo plan trajtimi merr parasysh strukturën dhe funksionin e dhëmbëve, pritshmëritë e pacientit dhe estetikën e përgjithshme të fytyrës, për rezultate të personalizuara dhe të kënaqshme.

🦷 Llojet e Fasetave Dentare
Zgjedhja e fasetave bëhet në bazë të gjendjes së dhëmbëve dhe objektivave estetikë të pacientit.
Faseta qeramike
Janë shtresa ultra të holla prej qeramike që aplikohen mbi dhëmbë të shëndetshëm dhe vitalë, me një dekortikim minimal të smaltit. Fasetat qeramike imitojnë në mënyrë perfekte strukturën dhe transparencën natyrale të dhëmbit, duke përmirësuar estetikën pa kompromentuar funksionin. Ato janë shumë rezistente ndaj pigmentimit dhe ruajnë ngjyrën e tyre me kalimin e kohës.
Faseta E-max (Disilikat)
Fasetat E-max ofrojnë estetikë superiore dhe rezistencë të lartë mekanike. Ato janë ideale për korrigjimin e dekolorimeve, njollave, çarjeve të lehta apo defekteve estetike. Kjo teknikë është mini-invazive dhe, me mirëmbajtjen e duhur, fasetat E-max mund të zgjasin nga 5 deri në 20 vjet.
Kur rekomandohen fasetat dentare
Fasetat janë një zgjidhje ideale në rastet kur pacienti dëshiron:
Të përmirësojë ngjyrën e dhëmbëve që nuk zbardhen me trajtime konvencionale
Të korrigjojë forma të parregullta ose asimetri dentare
Të fshehë njolla, çarje apo konsumime të lehta
Të krijojë një buzëqeshje më të rregullt dhe harmonike
Para vendosjes së fasetave, është e domosdoshme që mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, për të garantuar rezultate optimale dhe jetëgjatësi maksimale.

Kujdes i personalizuar për rezultate afatgjata
Çdo trajtim fillon me një konsultë të detajuar estetike dhe analizë të buzëqeshjes, për të ndërtuar planin më të përshtatshëm dhe të personalizuar, duke marrë parasysh harmoninë e fytyrës, ngjyrën dhe funksionin e dhëmbëve, për rezultate natyrale dhe të qëndrueshme.
Shërbime të Tjera
Me vite përvojë praktike në disa sektorë, ne ofrojmë njohuri të thella në industri dhe aftësi të larta teknike.

Kirurgjia Orale
Kirurgjia orale trajton dhëmbët, nofullën dhe indet përreth, duke rikthyer shëndetin dhe funksionin me metoda moderne dhe të sigurta.

Implantologjia
Implantologjia dentare rikthen dhëmbët që mungojnë, duke siguruar funksion dhe estetikë natyrale, afatgjatë dhe të qëndrueshme.

Fasetat veners
Fasetat dentare përmirësojnë formën, ngjyrën dhe harmoninë e dhëmbëve, duke ofruar rezultate natyrale dhe të qëndrueshme.
